sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Partizani me probleme në Ballsh, Belica nuk luan, Mala në dyshim

Partizani po përgatitet për ndeshjen e fillimjavës që vjen, atë që do të luajë me Bylisin në Ballsh të hënën në orën 17:45. Skuadra e kuqe duket se do të ketë mungesën e Egzon Belicës që humb edhe sfidën me Bylisin. Në vend të tij pritet që të luajnë Boldor e Bitri.

Ndërkohë që në dyshim është edhe Esat Mala dhe për të, trajneri Adolfo Sormani, pritet që të vendosë vetëm në fund të kësaj jave duke i dhën edhe disa ditë kohë rikuperimi, nëse do të kapë ritmin dhe formën optimale ose jo për të qenë në transfertën e Ballsh.

Partizani ka menduar zgjdhje për lojtarët të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe pritet që të ketë një shtesë kontrate prej një muaji, ndërsa e gjithë vëmendja e të kuqve është te sfida me ballshiotët, aty ku luhet Europa…

E.S./Vipsport.al/