sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Osmani: Asnjëherë nuk largohem me dëshirë, Halilin e kam mik Ahmataj e Mema kishin shumë presion!

Tefik Osmani ka një karrierë të gjatë në Superiore dhe jo vetëm, madje ka luajtur më të gjitha ekipet kuqezi, nga U-15 deri te Komnbëtarja A, por ka fituar edhe tituj kampionë me Elbasanin, Tiranën, Skënderbeun dhe sërish Tiranën që dje zyrtarisht ngriti kurorën e 25-të. Në një intervistë për “FaxSport”, Tefik Osmani foli për atmosferën e djeshme, por edhe marrdhëniet me presidentët në skuadrat ku ka luajtur, apo dhe të tashmen dhe të ardhmen e tij…: “Është e vërtetë ka qenë një atmosferë e zjarrtë pas ndeshjes me Bylisin, që të bën të ndihesh i emocionuar, na kanë munguar tifozët, pasi do të kishte qenë akoma më mirë me ta. E kam thënë edhe më parë, ndodh që mblidhen të gjitha bashkë që të bëjnë të jesh pjesë e historisë. Disa nga miqtë e mi më kanë thënë që e dije që do dilte Tirana kampione, ndaj pranove ofertën. Nuk është e vërtetë, madje kemi vujatur shumë. Po që të tregoj vujatjet  se si erdhëm te titulli, duhet një natë e gjatë dimri”.

Marëdhëniet me Halilin

“Me të gjithë presidentët që kanë sponsorizuar ekipet që unë kam luajtur ndër vite, kam qenë shumë afër tyre. Por, Halili është më ndryshe dhe bie pak në sy që më ka si pikë të dobët. Presidneti Halili sa lekë të ketë, harxhon edhe më shumë për Tiranën”.

Egbo

“Ka meritë te fitimi i titullit, sepse fituesi nuk gjykohet. Por, duhet të them që edhe presor Juli dhe Ardi kanë punuar shumë mirë. Kishte edhe lojtarë që bënin edhe presion te trajneri, prisnin radhën. Nuk dua të them të tjera fjalë, por kjo është e vërteta…”.

Stoli

“Në një ekip që del kampion, dalin të gjithë dhe marin merita. Jam ndier shumë mirë këtë kohë. Karabeci, Lika, Gent Muça e ndonjë tjetër kanë vuajtur dhe e prisnin titullin. Më shumë ka vuajtur Rid Halili, pasi çdo dështim i faturohej atij dhe akuzohej madje. Kurse tani, të gjithë duan merita edhe Osmani. Por, kemi bërë vetëm detyrën është një frymë që duhet të vazhdojë. Deri në momentin që do jem afër Halilit do i them që kjo frymë të vazhdojë e të kemi suksese në vazhdim. Hasani e Karabeci kanë qenë. Nuk ka ndodhur te Tirana që më shumë festojnë lojtarët e stolit se të formacionit. Po të shihni me presor Ardin dhe Julin, mund të kapni lojtarët në stol, dhe lojtarët mund të kenë qeshur apo gëzuar për ekipin tjetër. Tashmë pak rëndësi ka, kur fiton nuk ka më asnjë gjykim”.

Trofetë

“Çdo titull që fiton të shijon më shumë. Sa më shumë fiton, më shumë rritet etja. Të them të drejtën më kanë shijuar, me Korçën, me Elbasanin që luajta shumë pak sepse isha i huazuar. Por, me Tiranën është i veçantë. Kur shkova te Skënderbeu ishte konsoliduar dhe po fitonte trofe, ndonëse unë plotësova pesëshen. Tirana është mësuar duke dal kampionë, dhe festat nuk kanë qenë kaq të mëdha, te Tirana titullin nuk e diskutojnë. Nëse qeveria do na lejonte, ne sot do ishim në stadium akoma duke festuar. Madje, i kam thënë Kristit kur kam parë aq shumë polici, më dukej sikur luanim me Korçën ndaj Partizanit të Beogradit, aq shumë polici kishte”.

Arben Laze

“Është presidenti që më ka mbështetur në hapat e mi të parë dhe gjithmonë ka një karakteristikë që nuk mërzitet”.

Albert Xhani

“Një nga presidentët që e kam thënë shumë herë që është shumë i veçantë”

Ardjan Takaj

“Kam mësuar shumë nga Ardjan Takaj, ka fituar shumë”.

Edmond Hasanbelliu

“Është më seriozi dhe më i vjetri në kampionatin shqiptar”

Sezoni i ardhshëm

“Nuk mund të flas unë. Unë nuk jam larguar me dëshirë. Jam larguar sepse presidentët më kanë thënë që të shkëpusim mardhënien. Më shumë këtë pyetje bëjani presidentit Halili, unë dua që të qëdnroj këtu, por…s’varet nga unë! Unë do të pres deri në momentin sa të më thonë ose nuk do të më thonë. Deri në datën dy apo pas Championsit jam i Tiranës. Unë nuk jam mësuar që të tradhëtoj presidentin. Unë Halilin dhe shumicën e presidentët që përmendët jemi në miqësi familjare dhe të bën mosha. Sa më i madh të jesh afrohesh më shumë. Do dëgjoj Halilin dhe do të vendos.”

Shokët

Në fund i pyetur, se nëse largohet për kë nga shokët ndihet pishman që nuk do ta ketë më në skuadër, Osmani ka theksuar: “Nëse largohem kam shumë miqësi me të gjithë, por Ilion Lika më kupton që e kam pikë të dobët, por edhe Batha. Por edhe Grend Halili…”.

E.S./Vipsport.al/