sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ofertë zyrtare për kthimin në pankinë të De Biazit në një kombëtare, e konfirmon vetë federata

Xhani De Biazi duket se më në fund është realisht pranë pankinës së një kombëtaraje. Ndonëse nuk është një nga emrat më të medhenj në Europë, duket se De Biazi ka rënë parimisht dakord për të nënshkruar pasi bisidimet janë konfirmuar nga drejtuesit e federatës së Azerbajxhanit, vendi që e ka kontaktuar.

Azerbajxhani ndër vite ka kontaktuar vazhdimisht me trajnerë të njohur dhe për shumë kohë në pankinë e kësaj kombëtareje ka qëndruar një emër me famë si Berti Vogts. Bisedimet me De Biazin duket se kanë shkuar mirë për momentin siç konfirmohet nga vetë Federata e Azerbajxhanit. Sot në mëngjes, trajneri ka folur me videokonferencë me drejtuesit e federatës, duke diskutuar projektin të cilin duan t’i besojnë.

“Duke pasur parasysh situatën që ka lidhje me pandeminë e COVID-19, pritet të nënshkruhet një akord me Xhani De Biazin, i cili do të emërohet kryetrajner i kombëtares nëse do të pranoëj kushtet që i kemi vendosur. Negociatat për të përcaktuar kushtet e mëtejshme të akordit do të vazhdojnë nëse arrihet maxhoranca në Komitetin Ekzekutiv për emërimin e tij. Zëvendësi do të jetë Arif Asadov”, shkruhej në njoftimin zyrtar të Federatës Azere që i hap rrugë firmës së mundshme të teknikut i cili drejtoi Shqipërinë në Euro 2016. /vipsport.al/