sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nxorrën Interin nga gara për titull, “Eurosport” ngre në “qiell” Rrahmanin. Kumbulla? Mjaftueshëm

Verona është një nga surprizat e këtij sezoni në Serie A. Skuadra e Juriç është shndërruar në një ekip të patrembur dhe nuk e ka aspak problem të luajë fort ndaj ekipeve të kreut të tabelës. Mbrëmë verdheblutë janë përballur ndaj Interit dhe kanë mundur të marrin një barazim spektakolar me shifrat 2-2, duke shtuar një pikë të rëndësishme në garën për një vend në Europa League dhe nxjerrë Interin nga gara për titullin.

Titullarë si gjithmonë në këtë ndeshje ishin dyshja Rrahmani-Kumbulla. Dy qendrat dhuruan paraqitjen e radhës pozitive, teksa më vendimtari ishte kapiteni i Kosovës, që bëri shumë mirë në mbrojtje, por realizoi edhe një shpërthim në krahun e djathtë, duke dhuruar asistin e golit të barazimit 2-2 për Velozon në fund.

Sipas “Eurosport” Rrahmani ishte më i miri i repartit difensiv me notën 7. Vlerësimi i tij arsyetohet: “Shkon deri në zonën kundërshtare dhe ‘paketon’ asistin e artë të barazimit 2-2 për Migel Velozon. Kjo ndodhi në minutën e 86, nga mbrojtja në sulm, më datë 9 korrik. Një nga zbulimet e shumta të Juriç me shokë këtë sezon”.

Jo aq madhështore sa e Rrahmanit paraqitja e Kumbullës, megjithatë mbrojtësi merr vlerësimet e merituara. “Marash Kumbulla, nota 6. E fillon shumë mirë duke bllokuar Lukakun në markim një kundër një. Më pas përfundon duke u dorëzuar ndaj qendërsulmuesit belg dhe zëvendësuesit të tij, Lautaro. Mjaftueshëm”, shkruan “Eurosport” për mbrojtësin e kombëtares sonë. /vipsport.al/