sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nuk u dorëzua ndaj Ronaldos, vlerësimi dhe statistikat e Gjimshitit ndaj “Zonjës”

Atalanta është padyshim skuadra më e mirë e Serie A pas ndalesës për shkak të karantinës. Djemtë e Gasperinit ishin shumë pranë fitores mbrëmjen e djeshme kundër Juventusit, duke arritur të kalojnë dy herë në avantazh, por në fund një penallti e Ronaldos në minutën e 90 i mohoi fitores Gjimshitit me shokë.

Ndeshje e plotë për mbrojtësin e kombëtares sonë, që gjatë gjithë përballjes kishte të bënte Ronaldon, të cilin arriti ta ndalonte të shënonte në aksion të rrjedhshëm, por nuk kishte çfarë të bënte nga pika e bardhë, ku portugezi arriti të mposhtë dy herë Golinin.

“Eurosport” e vlerëson me notën 6 paraqitjen e Gjimshitit ndeshjen e djeshme. “Berat Gjimshiti, nota 6. Mban pozicionin e tij dhe thuajse asnjëherë nuk avancon përpara. Ronaldo e kërkon vazhdimisht, por mbrojtësi nuk heq dorë”, shkruan media prestigjoze në vlerësimin e yllit të kombëtares sonë. /D.Lala-vipsport.al/

Statistikat e Gjimshitit ndaj Juventusit:

Interceptime 3(1)
Ndërhyrje 1
I dribluar 1
Duele në tokë 3(1)
Duele në ajër 0
Humbje topi 3
Faulle të shkaktuar 1
Prekje të topit 75
Saktësia në pasime 67 (97.1%)
Pasime kyçe 1
Pasime të gjata 2(2)
Goditje të bllokuara 1