sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nuk përshtatet me filozofinë e klubit, Barcelona gati të presë oferta për Rei Manaj

Rei Manaj bëri shumë bujë me transferimin e tij te Barcelona në muajin janar teksa nga Albasete e Ligës së Dytë, firmosi një kotratë prej tre vite e gjysmë kontratë me blaugranët. Katalanasit shpenzuan 700.000 euro për sulmuesin e kombëtares, ndërsa në varësi edhe të rezultateve sportive, Albasete mund të përfitonte edhe dy milionë të tjera.

Mirëpo, edhe pse lushnjari është stërvitur me ekipin e parë disa herë dhe madje ka qenë i grumbulluar për një ndeshje, ndërkohë që me të rinjtë ka gjetur edhe rrugën e rrjetës, sërish nuk ka bindur. Sakaq, e përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” thekson se pasi ekipi i të rinjve dështoi në play-off për të provuar shijen e La Liga, bën që klubi të mendojë për disa ndryshime dhe të shesë futbollistë.

Këtu është edhe emri i Rei Manaj, për të cilin klubi do të dëgjojë oferta dhe nëse vjen e duhura nuk do ta kishte problem ta largonte, teksa cilësohet si i papërshtatshëm për filozofinë e klubit. /VipSport.al/