sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nuk ka kthim te Atalanta, Etrit Berisha konfirmohet te SPAL deri në fund të sezonit

Etrit Berisha do të kalojë edhe javët e ardhshme duke provuar të riaftësohet pas frakturës që pësoi në dorën e tij. Por në klubin e SPAL janë të bindur se portieri do të mund të japë përsëri kontributin e tij para fundit të këtij sezoni e për këtë arsye kanë siguruar një akord që ta mbajnë përtej datës së caktuar në konrtatën e huazimit nga Atalanta.

Në teori, që sot Berisha duhej të ishte përsëri një futbollist i Atalantës, pasi marrëveshja e tij me SPAL për huazimin në këtë sezon përfundonte, Ndaj klubit të qytetit të Ferrarës i është dashur që të rinovojë akordin me Atalantën në mënyrë që të lejojë futbollistin shqiptar që të jetë pjesë e tij derisa të mbyllet zyrtarisht ky sezon.

Kjo do të thotë se Berisha, edhe pse i dëmtuar, do të vazhdojë të jetë pjesë e SPAL, me shpresën që në javët e fundit të mund të japë kontibutin për këtë ekip që po përpiqet në të gjitha mënyrat që të evitojë rënien në Seinë B. Mbetet e paqartë se çfarë do të bëjë Berisha në të ardhmen, duke llogaritur se ka një kontratë për një tjetër vit me Atalantën. /vipsport.al/