sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Novi shpreson të ndryshojë struktura: Po luaj me të rinjtë, kam derdhur shumë djersë…

Luftëtari është i rënë, ndërsa trajneri Nertian Novi, pas humbjes në Laç fillon të bëjë analizën e punës që është bërë që në verë. Pas ndeshjes së humbur në Laç, ku dy gola skuadra e Novit ja bërii “dhuratë” Laçit, trajneri gjirokastrit në “Gol pas Goli”, në “Supersport”, ka pohuar: “Nga Luftëtari i shtatorit kanë ikur 12 futbollistë, nuk kanë ikur pak, që nga portieri grek te të fundit që janë Açka e Demo. Nuk është e thjeshtë të të ikin 12-13 lojtarë, jemi përpjekur e munduar me të rinj, kam aktivizuar 3 lojtarë që luajnë me të rinjtë dhe ata reaguan. Luajtëm përballë një ekipi të vështirë, fushë e vështirë, luan futboll të fortë e të bukur në Laç. U ndëshkuam që në dhomat e zhveshjes me autogol të shpejtë, ramë në presion, u munduam të reagonim por pastaj pësuam edhe të dytin dhe gjithçka u mbyll”.

Gara

“Kam ardhur të respektoj kampionatin, t’i shërbej Luftëtarit se jam gjirokastrit dhe kam derdhur shumë djersë në atë ekip futbolli. Sa djersë kam derdhur unë në këtë ekip, këta nuk kanë pirë gota me ujë”.

E ardhmja

“Gojarisht kam akord, me letra nuk kam firmosur. Parimisht kemi rëndë dakord me presidentin por me kontrata nuk kemi firmosur. Mund të rrimë në Superiore, flitet gjithandej, kemi dëgjuar që mund të bëhet me 12, nuk do të bjerë askush nga kategoria, as Vlora e as Gjirokastra”, – tha Neritan Novi në fund të prononcimit.

E.Saliu/Vipsport.al/