sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Novi: Kemi lojtarë cilësorë në ekip dhe do bëjmë kthesën me Vllazninë, ndikon mungesa e tifozëve

Luftëtari do të provojë ditën e sotme t’i bëjë një surprizë të hidhur Vllaznisë teksa trajneri Neritan Novi shpreson që ekipi të bëjë kthesën ndaj shkodranëve. Në konferencën për shtyp, tekniku Novi thekson se ka në ekip lojtarë cilësore dhe këtë e vërteton edhe grumbullimi i disa prej tyre në kombëtare.

“Mendoj se ndeshja e nesërme do të jetë kthesa e këtyre takimeve që kemi zhvilluar. Ne ekip ka shumë lojtarë cilësor dhe këtë e vërteton edhe grumbullimi i disa lojtarëve në Kombëtare. Kemi lojtarë premtues për të ardhmen edhe pse kemi rënë nga Kategoria.

Gjendja e skuadrë është e mirë dhe grupin e kam të plotë. Ata lojtarë që më janë përgjigjur gjatë javës do të luajnë në fushë. Tifozët janë lotjari i 12-të dhe me ata ndeshja bëhet më e bukur. Mendoj se mungesa e tifozëve ka ndikuar te ne”, u shpreh Novi. /VipSport.al/