sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Novi ka besimin e klubit, afrohen të rinj nga moshat te Luftëtari

Luftëtari në ndeshjet e fundit është duke iu dhënë më shumë besim lojtarëve të rinj, sidomos edhe vendasve që trajneri Nertitan Novi ka afruar në skuadrën e parë nga moshat, U-19 dhe U-17 në javët e fundit.

Krahas lojtarëve të talentuar që kanë kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, Novi që rimori besimin e drejtuesve pas asaj humbje në Vlorë, u ka dhënë hapësira, duke përfshirë në grumbullime edhe shumë të rinj vendas.

Trajneri Neritan Novi është duke iu dhënë vëmendje jo vetëm lojtarëve me perspektivë, por në skuadrën e parë ka afruar lojtarë edhe nga moshat bluzi, duke treguar se në Gjirokastër, më shumë po mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Luftëtari duket i destinuar për një kategori më poshtë dhe vetëm një ndryshim formule mund ta shpëtojë skuadrën bluzi nga rënia nga elita…Të dielën, në gjirokastër bluzinjtë presin Vllazninë, në një sfidë prestigji dhe ku synohen pikët….

E.S./Vipsport.al/