sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Një tjetër titullar drejt largimit nga Teuta, ja destinacioni i tij

Deri më tani nga radhët e skuadrës së Teutës ka vetëm largime titullarësh. Pas Sherif Kallakut, një tjetër futbollist pritet të largohet nga Teuta, bëhet fjalë për mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Balgoja Todorovski, i cili në një prononcim për “Gazeta Olle”, ka konfirmua se kontrata me durrsakët ka përfunduar dhe ndaj tij ka pasur interesime nga disa skuadra nga Kosova.

“Kontrata ime me Teutën e Durrësit më ka përfunduar dhe tani jam futbollist i lirë. Nga Kosova për mua janë të interesuara disa skuadra, por nuk mund të përmendi emra si shkak i korrektësisë ndaj tyre, por mund të them se bëhet fjalë për skuadrat që përfunduan në kreun e tabelës këtë vit dhe me gjasë karrierën do ta vazhdojë në Kosovë”, u shpreh Todorovski.

Durrsakët luajnë finale e Kupës me Tiranën në fundjavë dhe synimi i durrsakëve është që ta fitojnë trofeun ku kundërshtar kanë kampionen më të re të vendit, Tiranën.

E.S./Vipsport.al/