sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Një sezon pa trofe, lojtarët e Kukësit tani “qajnë” rrogat

Disfata përballë Teutës në “Niko Dovana” do t’u kushtojë shtrenjtë lojtarëve të Kukësit. Tashmë bëhet gjithmonë e më e mundshme hipoteza që do të mbyllin vitin pa asnjë medalje fituesi të varur në qafë. Eliminimi një hap larg finales, shumë shpejt pritet të shoqërohet edhe me dekretimin nënkampionë në Superiore, me Tiranën e cila duket se është e nisur drejt titullit dhe nuk ka pengesa të mëdha në javët e mbetura.

Për lojtarët është një goditje e dyfishtë, pasi bashkë me mundësinë për të fituar trofe, duhet t’i japin lamtumirën edhe dy rrogave mujore. Në “akordin” që futbollistët kanë me presidentin Safet Gjici, ata kanë pranuar që t’u mbahen dy rroga nëse ekipi nuk shpallet kampion.

Lojtarët shpresonin që edhe nëse Tirana do t’u merrte titullin, do të mund të kthenin vendimin duke fituar Kupën e Shqipërisë. Por me disfatën e kësaj mesjave, futbollistët duhet të fillojnë ta mendojnë seriozisht faktin se rrogat e dy muajve të fundit të kontratës do t’u mbahen nga klubi meqë nuk përmbushën këtë objektiv që ishte vendosur bashkarisht. /vipsport.al/