sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Një ditë pasi zyrtarizoi largimin nga Paderborn, Gjasula njihet me interesimin e një klubi historik

Klaus Gjasula zyrtarizoi ditën e djeshme lamtumirën e tij nga klubi i Paderborn. Mesfushori i kombëtares vendosi të largohej pasi Paderborn nuk mundi të mbijetonte në elitën e futbollit gjerman. Megjithatë, 30-vjeçari duket se do ta gjejë shpejt akomodimin e ri.

Në mediat gjermane flitet për një interesim konkret nga ana e Hamburg, e cila në këtë sezon iu shkoi shumë pranë ndeshjeve play-off për t’u rikthyer në Bundesligë. Por, sërish projekti i tyre për sezonin e ardhshëm mbetet ambicioz dhe ka në qendër rikthimin në elitë, ndaj kërkojnë me çdo kusht ta bëjnë Gjasulën pjesë të tyre.

Drejtori sportiv i Hamburg, Jonas Boldt e ka pranuar se ekipit i mungon një mesfushorë agresivë dhe për këtë punë njeriu i duhur për t’u kontaktuar është Gjasula (Gjasula vendosi rekord historik në Bundesligë duke koleksionuar 17 kartonë të verdhë). Kujtojmë se Hamburg është një klub me histori të respektuar në Gjermani dhe kjo ishte hera e parë që provuan shijen e një kategorie më poshtë. Kështu, pritet që në ditët e ardhshme të ketë zhvillime pozitive mbi karrierën e lojtarit shqiptar. /VipSport.al/