sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nis lufta, Bekam dhe Tare në garë për të arritur te David Silva, Lacio bën ofertën e parë

Igli Tare e solli Lacion deri te kualifikimi në Champions League, por tashmë ka në plan ta ngrejë këtë klub në një tjetër nivel. Kjo rrugë kalon nga ardhja e lojtarëve si David Silva. Spanjolli këtë verë mbylli gjithçka me Mançester Sitin, nga ku u largua si lojtar i lirë dhe është në shqyrtim të ofertave për të vendosur për të ardhmen e tij.

Lacio e do me ngulm yllin spanjoll dhe mediet italiane raportojnë se Tare ka bërë ofertën e tij. Klubi kryeqytetas i ka propozuar 4 milionë euro në sezon Silvës, i cili ka kërkuar kohë të shqyrtojë ofertat në dispozicion të tij. Ndërkohë, konkurrentët për shërbimet e 34-vjeçarit nuk mungojnë aspak.

Më i forti mësohet të jetë Inter Majemi, ku president është Dejvid Bekam. Ky i fundit ka në plan të ngrejë një projekt gjigant në MLS dhe po negocion për të transferuar lojtarë si Suarez, Kavani apo edhe David Silva. Mbetet të shihet nëse ky i fundit do zgjedhë të luajë akoma në Europë, apo do zgjedhë milionat amerikanë të Dejvid Bekam. /vipsport.al/