sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nga Kupa në stërvitje, Teuta e plotë për Skënderbeun

Nga ndeshja e Kupës, gjysmfinalja e parë me Kukësin e cila përfundoi 0-0 në “Elbasan Arena”, në stërvitje duke menduar për sfidën e radhës që do të luajnë me ekipin e Skënderbeut në Durrës. Teuta do të jetë e plotë dhe synon fitore në shtëpi, për të vijuar garën europiane edhe nga kampionati.

Durrsakët, aktualisht kanë 50 pikë, ndodhen në vend të tretë, por kanë shumë afër Laçin, vetëm një pikë larg si dhe korçarët, vetëm dy pikë larg, ndaj edhe fitorja me Skënderbeun, jo vetëm që do të bënte që durrsakët të ruajnë pozitat, por të nisin shkëputjen edhe nga rivalët e tyre, kur gara do edhe pesë javë që të ulë siparin për sezonin 2019-2020.

Duke qenë se kanë edhe 100-vjetorin që janë themeluar si klub, në Durrës synojnë që të marin pjesë në Europë, por pse jo ta fitojnë edhe Kupën e Shqipërisë, duke qenë se janë në gjysmëfinale, ndonëse 90-të minutëshi që luhet në “Niko Dovana” është i hapur. Sfida e djeshme përfundoi 0-0 dhe shanset për kualifikim i kanë të dyja skuadrat, si durrsakët ashtu edhe kuksianët që e kanë synim Kupën e  Shqipërisë krahas titullit kampion.

E.Saliu/Vipsport.al/