sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nexhipi, dyfish i kuq: Partizani e ka dominuar derbin, pres të kthehet përsëri te fitoret

Nderim Nexhipi pret një dhuratë nga Partizani në derbin e nesërm. Ish-kapiteni i të kuqve, tashmë drejtor sportiv te Kukësi, shpreson që kryeqyteti të ngjyroset përsëri i kuq dhe kampionati të hapet deri në fund. Por në intervistën për RTSH, ai thekson se skuadra e Kukësit duhet të bëjë punën e vet gjithashtu duke fituar çdo ndeshje deri në fund, e shpresuar që Tirana të bëjë ndalesa, sado e vështirë që mund të duket.

“Presidenti ka të drejtë me atë që ka thënë, se si çdo ekip gjatë sezonit, kemi pasur momente që nuk kanë shkuar gjërat mire. Por duke pasur parasysh që ndeshjet i kemi bërë jashtë Kukësit, mendoj se ekipi ka pasur perfomancë të mirë. Mendoj se kanë ndikuar katër ndeshje ku në minutat e fundit kemi humbur pikë dhe këto kanë ndikuar që nuk jemi ku është Tirana. Por mendoj e jam me bindje që fati i ekipeve kundërshtare është që Kukësi nuk luan në Kukës se gjërat do të ishin ndryshe.

Ndeshja me Tiranën ishte për prestigj se kemi arritur këtë sezon 3 fitore ndaj tyre dhe atë herë që na mundën në “Air Albania” ka qenë pas një kartoni të kuq e me gol në minuta të fundit: Derisa është matematikisht cdo gjë në lojë do të tentojmë, por do të marrim ndeshjet me radhë. Kanë mbetur katër ndeshsje, do të mundohemi të marrim maksimumin pastaj nuk është në dorën tone. Do të tentojmë t’i marrim një nga një ndeshjet, duke filluar nga Teuta e pastaj të shohim si do të shkojnë gjërat.

Përballjet me Teutën këtë vit kanë qenë shumë interesante, ka ekip shumë cilësor dhe e kemi parë, ndeshja e Kupës e tregoi. Me ekipin e grupin që kemi nuk i druhemi asnjë ekipi në Superiore, po nuk e arritëm titullin vjen vetëm nga mungesa e tifozëve dhe që nuk luanim në Kukës. Po të kishim luajtur në Kukës padyshim do ishim në vendin e pare.

Tirana pas ndeshjes me ne ka derbin dhe normalisht si derbi çdo rezultat është i mundshëm. Në vitet  e fundit Partizani e ka dominuar derbin, nuk është çudi. Pres që nesër të marrin tre pikët dhe t’u kthehen fitoreve. Sigurisht, ne do të na bënin favor. Po të shkojë me diferencë 3 pikë deir në fund, çdo gjë mund të ndodhë në futboll.

Në derbi kam shënuar më shumë se një gol, derbi çdo here është interesant prej tifozerisë, stadiumit të mbushur. Nuk kam biseduar me lojtarët e Partizanit por e di që kur vjen dita e derbit të gjithë japin maksimumin. Një futbollisti i shijon më shumë, të dy ekipet janë të karikuara. Por e theksoj që fillimisht të shohim ndeshjet tona, se po nuk morëm ne maksimumin është e kotë”, tha Nexhipi. /vipsport.al/