sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Nëse shënon, do të vij në shtëpi si fantazmë”, Zaha kërcënohet nga tifozi. Nisin hetimet

Racizmi vazhdon të jetë një problem i madh në botë, edhe në vende aq të zhvilluara sa Italia e Anglia. Së fundmi një rast i paprecedentë ka ndodhur në Premier Ligë, ndaj yllit të Kristal Palas, Uillfred Zaha. Sulmuesi nga Ishujt Faroe bashkë me skuadrën e tij luan sot ndaj Aston Vilës, që i duhet me patjetër një fitore për të mos rënë në Championship.

Ka qenë vetë sulmuesi afrikan që ka publikuar një mesazh ofendues, kërcënues dhe racist të dërguar nga një tifoz i Aston Vilës. “Bën mirë të mos shënosh nesër, shkërdhatë e zezë, ose do të të vi në shtëpi i veshur si fantazmë”, shkruan personi i prezantuar si Xhek. Këtë mesazh e ka publikuar vetë Zaha me mbishkrimin: “Shikoni se si u zgjova sot”.

Ditët e fundit edhe Tami Abraham ka qenë viktime e racizmit, kundër të cilit po protesohet në gjithë botën që nga vrasja e dhimbshme e ish-truprojës, Xhorxh Flojd. Pas kërcënimeve ndaj Zaha, policia e Londrës ka nisur hetimet për të gjetur personin kërcënues dhe e arrestuar, duke e vënë në dijeni të akuzave ndaj tij. /vipsport.al/