sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nejmar shtyn për largimin, PSG shkon te Barcelona me një propozim konkret

Nejmar ia ka bërë të qartë PSG se në Paris e mban vetëm kontrata dhe dëshiron të kthehet te Barcelona. Katalanasit nga ana tjetër e duan brazilianin, por problemet ekonomike kanë ndikuar për të bërë një hap pas për blerjen e tij. Diçka që nuk i ka pëlqyer Nejmar, i cili këmbëngul te klubi i tij për t’i ofruar kushtet e duhura Barçës për t’iu kthyer pistës së tij.

Nga Spanja zbulojnë se PSG i ka ofruar Nejmar Barcelonës në këmbim të Osman Dembele dhe 80 milionë eurove. Një ofertë mjaft tunduese për katalanasit, që nuk kanë dhënë ende një përgjigje, pasi me shumë mundësi po e shqyrtojnë një ofertë të tillë. Francezi për momentin është i dëmtuar dhe po kalon fazën e fundit të rikuperimit.

Një largim i tij nga Barça nuk do të ishte aspak çudi për shkak se dëmtimet e kanë cunguar shumë eksperiencën e tij në “Camp Nou”. Nga ana tjetër PSG mundohet të shtyjë transferimin e Nejmar edhe për shkak se kontrata e brazilianit skadon në verën e 2022-shit dhe nëse qëndron edhe sezonin e ardhshëm në Paris, klubit do i duhet ta shesë kundrejt një shume modeste verën e ardhshme, për të mos e lënë të largohet me parametra zero. /vipsport.al/