sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Negociata për mesfushorin shqiptar. Palermo kërkon ta blejë, Atalanta i thotë “jo”

Një prej emrave të rinj të futbollistëve shqiptarë që kanë bërë emër në Itali në këtë edicion është edhe ai i Erdis Krajës. Mesfushori i talentuar 19-vjeçar ka spikatur që në vitin e tij të parë mes “të rriturve”, duke veshur fanellën e Palermos, ndërsa tani duket se ka hapur një “luftë” të mirëfilltë mes këtij klubi dhe Atalantës që zotëron kartonin e tij.

Kraja u huazua te Palermo nga Atalanta, në akademinë e të cilës ishte formuar si lojtar, por ku nuk luajti edhe aq shumë në vitin e kaluar për shkak të një dëmtimi. Te Pelermo në Serinë D ai u ambientua shumë shpejt duke u kthyer në një aag pikat kyçe të mesfushës së skuadrës siçiliane e cila po ringrihej pas rënies si pasojë e krizës financiare.

Edhe pse kampionati u ndërpre për shkak të pandemisë, Palermo siguroi ngjitjen në Serinë C dhe një nga lëvizjet e para të klubit ishte të siguronte lojtarët më të spikatur, mes të cilëve edhe Kraja, Por VIP Sport ka mësuar se deri tani, tentativa për të siguruar lojtarin për edicionin e ri, nuk ka sjellë frytet e pritshme. Atalanta është e gatshme të huazojë përsëri futbollistin, ndërsa Palermo kërkon të blejë kartonin e tij, pasi ka nuhatur se ka në duar një talent. Negociatat mes palëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, pasi te Palermo duan të zgjidhin sa më shpejt çështjen e djaloshit shqiptar I cili ka luajtur me përfaqësueset e moshave kuqezi e së fundmi i ishet bashkyar edhe asaj U20. /vipsport.al/