sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nedved komenton shortin e Champions: Të gjitha skuadrat janë të forta, objektivi jonë të mbërrijmë në Portugali

Juventusi mësoi ditën e sotme rrugëtimin që skuadra do të ndjekë në Champions League. Goglat nuk ishin në anën e bardhezinjve të cilët në rast se kalojnë Lionin, në çerekfinale i pret një mes Real Madrid apo Mançester Siti.

Megjithatë, italianët duket se janë të fokusuar fillimisht te Lioni, që ka fituar në ndeshjen e parë në Francë me rezultatin 1-0. Kështu, thekson edhe zëvendëspresidenti i klubit, Pavel Nedved i cili shprehet se në këtë kompeticion të gjitha skuadrat janë të forta.

“Duhet që fillimisht të mposhtim Lionin e të kalojmë në çerekfinale dhe e dimë që do të jetë e vështirë. Më pas ndeshjet e projektuara në çerekfinale janë shumë stimuluese, ndërsa sa i përket vështirësisë, pas 1/8-tave është e vështirë të gjesh një kundërshtar të lehtë sepse të gjithë ekipet e mbetura janë të forta.

Siti dhe Real janë dy skuadra që synojnë trofeun dhe me secilën prej tyre do jetë e vështirë. Objektivi jonë është të mposhtim Lionin dhe të shkojmë në Portugali. Formati me tre ndeshje është shumë interesant, teksa do të luhet në një moment kur të gjithë kampionatet do të jenë të stopuar”, u shpreh Nedved. /VipSport.al/