sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Në të njëjtin numër ndeshjesh dhe gola si ai, Platini vlerëson Dibalën: Nuk është si mua, është maradonesk

Ndeshja e sotme do të jetë speciale për Paolo Dibalën pasi regjistron ndeshjen numër 224 me Juventusin, duke barazuar Platini. Madje, të dy ndajnë edhe të njëjtin numër golash, 68. Së fundmi, legjenda franceze ka folur për argjentinasin, duke theksuar se Dibala nuk është si ai por më shumë si Maradona.

“Avokati Anjeli nuk është më, nuk mund të them se çfarë do të mendonte për Dibalën. Por, nëse pëlqente Sivorin, atëherë mendoj se do të vlerësonte shumë edhe Dibalën. Dibala është shumë i zoti në fushë. Duket një person i mirë. Nuk është se e kam parë shumë, por kur e shikoj më pëlqen. Bën gjithnjë gjëra të bukura. Ka vrapim, driblim, ka lëvizje.

Do të thoja se unë jam Platini dhe ai është Sivori. Mund ta aktivizojnë ku të duan në fushë, lëviz në të gjithë fushën. Megjithatë, mbetet një sulmues. Dhe, shënon mjaftueshëm. Nëse qëndron te Juventusi është një e mirë për veten dhe Juventusin. Por, nuk është Platini, është maradonesk”, u shpreh Platini. /Vipsport.al/