sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Në situatë “COVIDI”, skuadra e njohur u bën thirrje tifozëve në ndeshjen e sezonit

Ndonëse jemi në situatë pandemie dhe tifozët nuk lejohen në stadium, kjo duket se nuk i pengon që ata të grumbullohen. Kështu ndodhi edhe para ndeshjes Tirana-Kukësi, jashtë stadiumit, apo dhe në derbin e së premtes, kur në stadium pati një grumbullim njerësisht, por të vogël.

Ndonëse vendimi ka qenë i prerë, stadiumet të jenë bosh, me përjashtim të personave apo zyrtarëve që janë në protokollin e klubeve…, por rregullat pak zbatohen!

Por, në Patos, në prag të sfidës që luhet nesër me Maliqin, në profilin zyrtar në “Facebook” u bëhet thirrje ultrasve që të jenë të shumtë, por jashtë rrethimit. Gjithsesi, drejtuesit e skuadrës patosarake, kanë si synim marrjen e 3 pikëve dhe ruajtjen e vendit të dytë në renditje.

Ja postimi që kanë bërë ata pak orë më parë në faqen e tyre në “Facebook”…

 

E.S./Vipsport.al/