sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Në fundjavë presin Kukësin, Vllaznia me tre mungesa përballë verilindorëve

Situata në kampin e Vllaznisë nuk është ndër më të mirat, duke qenë se shkodranët janë shumë të rrezikuar për të përfunduar sezonin në vendin e tetë, çka do të thotë se qëndrimi në  Superiore vendoset në dyshim dhe të gjithëve në mendje iu shkon skenari më i keq që u realizua dy vite më parë.

Ndërkaq, ditën e diel, i pret edhe një ndeshje e vështirë përballë Kukësit, që pikët i kërkon me patjetër për të shpresuar te titulli kampion. Trajneri Hysen Dedja duhet të llogarisë edhe në mungesën e sigurt të tre lojtarëve.

Bëhet fjalë për Malotën e dënuar nga disiplina, Ramadanin që ka probleme fizike, ndërsa shtohet edhe Erdenis Gurishta. Ky i fundit në ndeshjen ndaj Skënderbeut u ndëshkua me karton të verdhë dhe plotësoi numrin e tyre, ndaj përballë korçarëve është i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. /VipSport.al/