sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Në fillim ishte pak vështirë”, Teko: Krenari të futem në historinë e Laçit

Braziliani Teko i Laçit, ishte një nga afrimet më të goditura nga kurbinasit në këtë sezon. Futbollisti ia ka dalë në këtë kampionat të shënojë gjashtë gola, por edhe të dhuroj pesë asiste. Kështu, kontributi i tij në arritjen e objektivit të klubit për t’u kualifikuar në Kupat e Europës, ishte mjaft i çmuar. Ndërkaq, në një intervistë për “Futbol Interior”, Teko ka folur për sezonin e parë në Shqipëri, ndërsa thekson se është krenari të futet në historinë e Laçit.

“Jam shumë i lumtur për gjithçka më ka ndodhur këtë sezon. I jam falënderues Zotit për kampionatin e bërë. Kam realizuar 6 gola dhe kam dhënë 5 asiste, ndërkohë që më e rëndësishmja ishte që arritëm qëllimin e klubit për të zënë një nga tre vendet e para dhe për të luajtur në kupat e Europës”.

Në fillim ishte pak e vështirë për t’u përshtatur, por tani jam përshtatur plotësisht. Jam krenar për gjithçka që po më ndodh këtu dhe kjo vjen si rezultat i punës së palodhur. Ishte një kampionat i veçantë, kemi bërë histori dhe për mua është krenari të futem në historinë e Laçit. Kjo është ajo që kam menduar kur kam ardhur këtu, të shkruaj historinë”, u shpreh Teko. /VipSport.al/