sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ndryshe edhe nga Lerda, Sormani ikën pa u përshëndetur me ekipin

Adolfo Sormani nuk e mbylli në mënyërn më të mirë të mundshme aventurën me Partizanin. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, teksa trajneri Italian nuk pranoi të stërviste dhe të drejtonte skuadrën në ndeshjen me Tiranë, për shkak se në ekip u konfirmuan pesë lojtarë të infektuar me koronavirus.

Megjithatë, kjo sjellje nuk mund të justifikohej nga ana e drejtuesve, ndaj në dy ditët që pasuan derbin, u mor vendimi për të mbyllur bashkëpunimin. Një ndarje e cila ishte e ftohtë, teksa trajneri as nuk ka takuar ekipin, ndërsa për të kjo ishte hera e dytë që Sormani ishte pjesë e Partizanit.

Një veprim që ka bërë përshtypje, ndërsa edhe ish-trajneri Lerda u tregua më profesional në këtë aspekt. /Vipsport.al/