sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ndreu: Po u japim besim atyre që s’kanë luajtur, mendjen te finalja me Apoloninë dhe merkato

Humbja në Lezhë nuk ishte menduar nga krutanët, e megjithatë duke ditur kualitetin e Besëlidhjes dhe afirmimin dhe mundësinë për t’iu dhënë hapësira disa lojtarëve të rinj, Kastrioti që e ka siguruar që në Shijak ngjitjen matematikisht në Superiore, tashmë po synon që të provojë disa futbollistë me të ardhme. Pas ndeshjes në Lezhë, ku Kastrioti u mund 2-0, trajneri Ramazan Ndreu ka pohuar: “Duke qenë se e siguruam matematikisht Superioren, në këto ndeshje të motivosh lojtarët është pak e vështirë. Në formacion hodhëm disa lojtarë të rinj, ndërsa në pjesën e dytë pamë në fushë edhe disa lojtarë që nuk kanë pasur shumë hapësira në pjesën e parë të garës”.

Titulli

“Tashmë e gjithë vëmendja jonë është te Apolonia. Titulli kampion është synimi ynë. Po mendojmë për ndeshjen me fierakët. Apolonia është ekipi i mië, por është ndeshje teke. Dhe ne jemi realisht më të avantazhuar, sepse në të tilla sfida duhen më shumë lojtarë që kanë eksperiencë në të tilla takime dhe për fatin e mirë në ekipin tonë janë të shumtë.

Erzeni

“Ndeshja me Erzenin na shërben shumë për finalen me Apoloninë dhe kam besim se në këtë sfidë do të shohim gjendjen e skuadrës”.

Superiorja

“Do të ketë largime, do të ketë edhe lojtarë që mund t’i shesim jashtë Shqipërisë. Do të afrojmë lojtarë që të kenë eksperiencën e duhur që të mbajnë Kastriotin në elitë, sepse aty ka nivel tjetër dhe rivalitet shumë të fortë”, – tha Ramazan Ndreu në fund të prononcimit.

E.S./Vipsport.al/