sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ndeshje “të ethshme” në Kategorinë Superiore, në fundjavë luhen fatet e sezonit

Pas përcaktimit të finalistëve të Kupës së Shqipërisë, ku Tirana e Teuta do diskutojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në vend, stafetën e merr Kategoria Superiore, që do luhet në dy ditët e fundjavës. Të shtunën janë programuar për tu luajtur dy ndeshje pa shumë konkurrencë në letër, por të rëndësishme për fatet e sezonit.

Tirana sfidon Flamurtarin në shtëpi, me bardheblutë që vijnë me moralin e ngritur për shkak se arritën të kualifikoheshin në finalen e Kupës. Fitorja është më shumë detyrim për skuadrën e Egbo, që i duhet gjashtë pikë për të siguruar titullin kampion dhe kjo ndeshje cilësohet si një mundësi e artë për të bërë gjysmën e punës.

Në ndeshjen tjetër të kësaj dite Skënderbeu shkon në Gjirokastër për tu ndeshur me Luftëtarin. Skuadrës së Dajës i duhet me patjetër një triumf për të mos u afruar me vendin e tetë dhe ndenjur në grupin e skuadrave në valle për Europën. Të dyja ndeshjet e së shtunës luhen në orën 17:45.

E diela është shumë më e zjarrtë, ku ndeshja “kryefjalë” është Teuta-Partizani në “Niko Dovana” në orën 20:45. Të dy skuadrat janë në garë për një vend në Europë dhe Teutës i duhet të fitojë për të qëndruar pranë Laçit dhe tentuar t’i shkëputet Skënderbeut dhe të kuqtve. Këta të fundit luajnë ndeshjen vendimtare për të arritur Europën, megjithvse shanset janë minimale.

Në po të njëjtën orë Kukësi “i plagosur” prej eliminimit në Kupë do provojë të marrë veten në Shkodër ndaj Vllaznisë. Skuadrës së Shehit i duhet me patjetër një fitore për të mbajtur gjallë ato pak shpresa që kanë mbetur për titullin kampion. Në ndeshjen e mbetur, në orën 17:45 Laçi do provojë të bëjë një hap të madh drejt Europës ndaj Bylisit në “Adush Muça”.

Kategoria Superiore, Java 34

E shtunë, 18 korrik
17:45 | Luftëtari-Skënderbeu
17:45 | Tirana-Flamurtari

E diel, 19 korrik
17:45 | Bylis-Laçi
20:45 | Vllaznia-Kukësi
20:45 | Teuta-Partizani