sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës, reagon Sindikata e Futbollistëve: Futbollistët të jenë seriozë në punën e tyre

Ndeshja e djeshme në Kupën e Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës la shumë dyshime për mënyrën se si u zhvillua. Bardheblutë triumfuan në pjesën e parë me rezultatin 0-1, ndërsa në të dytën dukej sikur mbrojtja u shpërbë dhe ballshiotët shënuan dy herë për të përmbysur, ndërsa në fund vendasit humbën edhe një 11-metërsh.

Në këtë formë, pas ndeshjes pati shumë akuza nga mediat dhe opinionistë sportivë, ndërkohë sot ka reaguar edhe Sindikata e Futbollistëve.

Në reagim theksohet se Sindikata nuk ka të drejtë të bëj komente, por është detyra e Komisionit të Etikës të japë përgjigje për çdo dyshim. Sakaq, Sindikata shprehet se futbollistët duhet të jenë seriozë në punën e tyre duke respektuar fanellën dhe tifozët e most ë bëhen bashkëfajtorë. /VipSport.al/

Reagimi:    

Sindikata e Futbollisteve Profesionistë Shqiptare, në statutin e saj ka parashikuar të perkrahë dhe mbeshtesë futbollin e ndershem dhe korrekt.
Por sot në mediat sportive nga shumë aktorë të futbollit gazetare, presidentë, shoqata tifozesh etj janë ngritur dyshime për paracaktim të një rezultati sportiv të ndeshjes Bylis-Tirana.

Sindikata nuk ka asnjë të drejtë për të bërë komente mbi këtë ndeshje pasi është detyrë e Komisionit te Etikes ti jape pergjigje cdo dyshimi të ngritur.
Por nisur nga ky fakt si dhe aludimet e shpeshta për ndeshjet e kategorisë së Parë, Sindikata i ben thirrje të gjithe futbollistëve, që të jenë seriozë në punen e tyre duke respektuar fanellen që mbajne veshur, tifozet qe i perkrahin dhe mbi te gjitha djersen dhe sakrificat e tyre.
Rezultatet që vijnë nga lufta e fortë sportive ne fushen e lojes janë ato qe i japin jetë pasionit tonë për futbollin.

Cdo rezultat i vendosur nga xhaketat e zeza në fushen e lojes sipas urdherave të kostumeve të zinj në shkallet e stadiumeve nuk duhet të ketë lidhje me ne. Futbollistet megjithese ndodhen në situatë mjaft të veshtirë nuk duhet të bëhen bashkefajtor në këto komedi që luhen me futbollin.
Sindikata do të jetë gjithmone në mbeshtje të të gjithë futbollisteve që karrieren e tyre sportive ta mbeshtetin tek futbolli FairPlay.