sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Na e ka kërkuar Tirana”, drejtori i Prishtinës flet për portierin Bekaj

Tirana është në kërkim të një portieri të denjë për një skuadër si bardheblutë dhe tregu i vendas nuk jep shumë alternativa. Kjo i dërgon drejtuesit e 24 herë kampionëve në Kosovë, ku duket se kanë gjetur zgjidhjen e duhur. Visar Bekaj, portieri i Prishtinës është një nga më të mirët e Superligës së Kosovës dhe thirret rregullisht në kombëtaren dardane.

Para disa ditësh presidenti bardheblu, Refik Halili ishte në Prishtinë për të folur për transferimin e 23-vjeçarit. Mbrëmjen e djeshme mediet kosovare raportuan për akord mes dy klubeve për transferimin e Bekajt, kundrejt shifrës së 75 mijë eurove.

Në lidhje me këtë temë është pyetur drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli. Ai pohon se ka patur interes nga Tirana për Bekajn dhe për “Indeks Online” shprehet se Prishtina është gati ta lërë të lirë në këmbim të ofertës së duhur, pa bërë të ditur se sa është çmimi i përcaktuar nga klubi për gardianin.

“Po është e vërtetë, ka patur interesim nga klubi i Tiranës për Bekajn. Nëse dikush paguan çmimin që klubi e kërkon, atëherë Bekaj është i lirë të largohet nga Prishtina”, mësohet të jetë shprehur Begolli, duke lënë të kuptohet se gardiani do largohet këtë verë dhe Tirana është kandidati kryesor për të fituar shërbimet e Bekajt. /vipsport.al/