sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Murinjo i bindur: Ançelotin e dua shumë, ndaj do thyej rregullat dhe do e përqafoj

Ditën e nesërme në Premier League, Totenhem do të presë Evertonin. Dy skuadrat janë paksa të relaksuara në këtë moment të sezonit pasi zona europiane duket larg. Të paktën Totenhemi është dhjetë pikë larg vendit të pestë që mbahet nga Junajtid.

Sakaq, një duel interesant në sfidën e nesërme do jetë edhe ai mes trajnerëve Hoze Murinjo e Karlo Ançeloti. Portugezi, në konferencën për shtyp ka theksuar se një pëlqim të veçantë për italianin dhe se mendon që nesër të mos respektojë rregullat për distancimin social, port a përqafojë Ançelotin.

“Ançeloti  është një nga trajnerët më të mirë në 20 vitet e fundit. Mendoj se është një privilegj për Premier League ta ketë sërish këtu. Ai nuk ka nevojë për prezantim. Kam pasur privilegjin ta takoja para disa viteve, është një djalosh i artë. Distanca e sigurisë? Do të thyej rregullat dhe do të përqafoj Ançelotin sepse ai më pëlqen shumë”, u shpreh Ançeloti. /VipSport.al/