sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mungesa e Rejës, shtyhet “zbori” me lojtarët e Superiores dhe Kategorisë së Parë

Ishte planifikuar që ditën e hënë të niste seleksioni me lojtarët e Superiores, por edhe skuadrave të Kategorisë së Parë dhe moshave, për datëlindjen 2000-2005, por që duket se është anuluar dhe me shumë gjasa do të mbahet në një periudhë tjetër për lojtarët që shiheshin si kandidatë për ekipin Shpresa dhe atë A.

Në këtë seleksion pritej që të merrte pjesë edhe kryetrajneri i kuqezinjve, trajneri italian i përfaqësueses sonë Edi Reja, që nuk do të jetë në Shqipëri ashtu si edhe ishte planifikuar për shkak edhe të situatës së krijuar nga pandemia “Covid-19”, si rrjedhojë edhe ky seleksion për datëlindjen 2000 është shtyrë.

Mund të ketë një seleksion ndoshta pas dy javësh, edhe për faktin se garat janë në kulmin e tyre, Superioja dhe Kategoria e Parë, gjithsesi, pritet që të jetë FSHF ajo që do të vendosë, duke parë edhe axhendën e trajnerit Edi Reja.

E.S./Vipsport.al/