sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mungesa dhe rikthime të rëndësishme, gjendja e Partizanit para sfidës me Bylisin

Me fitoret e javëve të fundit Partizani i ka mbajtur gjallë pozitat për të zënë një vend të Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm, ku lufton me Laçin dhe Teutën, duke marrë parasysh se Skënderbeu është i dënuar dhe nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet europiane, të paktën deri në ardhjen e përgjigjes nga CAS.

Çdo ndeshje është si finale dhe ata me Bylisin kanë qenë gjithmonë të vështira. Kështu, Sormanit i nevojitet çdo lojtar i ekipit, por ashtu si zakonisht këtë sezon, as në këtë sfidë nuk do i ketë të gjithë të gatshëm. Egzon Belica nuk është rikuperuar ende plotësisht nga dëmtimi, që e ka mbajtur disa javë jashtë fushave dhe pritet të mos jetë i gatshëm edhe në këtë ndeshje.

Po ashtu edhe sulmuesi Solomon nuk do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e së hënës në orën 17:45. Mala ka dhënë sinjale pozitive dhe pritet të ketë minuta nëse ndeshja shkon në rrjedhën e dëshiruar nga Sormani. Rikthime të rëndësishme në mbrojtje janë edhe Kërçiku dhe Bilali, të cilvt me ardhjen e tyre e konsolidojnë më shumë mbrojtjen, disa ditë para një ndeshje aq të rëndësishme sa derbi i javës së ardhshme ndaj Tiranës. /vipsport.al/