sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mund të shpallen kampionë këtë javë, te Reali refuzojnë festën e titullit

Real Madrid mund të kthejë përsëri në shtëpi trofeun e La Liga, i cili i mungon prej vitit 2017 dhe do të ishte i treti në dekadën e fundit ku titulli ka qenë kryesisht në duart e Barcelonës. Por te Real Madrid nuk duan festë, edhe pse është datë e veçantë për t’u shënuar nëse sigurojnë matematikisht titullin në ndeshjen e të enjtes përballë Vijareal apo në javën e fundit që luhet të dielën.

Klubi ka bërë të qartë se nuk dëshiron festa e gurmbullime masive tifozësh në këto momente të vështira, sidomos pas rritjes përsëri të numri të infeksioneve me COVID-19 në Masrid si pasojë e disa grumbullimeve. Ndaj klubi madrilen kishte bërë të qartë për mediat se nuk do të organizonte apo mbështeste festime që të do të vinin në rrezik “qoftë edhe një tifoz të vetëm”.

Si rrjedhojë, lojtarët nuk do të bëjnë udhëtimin e zakonshëm drejt sheshit të Cibeles ku feston Reali trofetë e fituar dhe i prezanton para tifozëve të shumtë. Nuk do të ketë as xhiron e zakonshme me autobus në qytet mes tifoëve dhe gjithçka do të jetë e blinduar nga vetë Bashkia e cila nuk do të lejojë gurmbullime tifozësh.

Vetë kryetari i Bashkisë së Madridit, Hoze Luis Maritnez Almeida, u ka bërë thirrje tifozëve që të festojnë por jo ashtu si zakonisht. “Nuk do të ketë festë në Cibeles, mund të duartrokisni në ballkone e vendosni flamujt e Realit. Por nuk do të ketë grumbullime tifozësh për të festuar”, konfirmoi ai.

Edhe Ministri i Shëndetësisë Spanjolle, Salvador Ilia, kërkoi përmbajtje. “Kemi parë pamje që nuk më kanë pëlqyer, si festimi për ngjitjen në kategori të skuadrave të futbollit. Janë pamje shqetësuese, në këtë fazë kontrolli mund të bëhen shumë gjëra, mund të argëtohemi, por kurrë të humbim vëmendjen ndaj këtij virusi”, shpjegoi ai. /vipsport.al/