sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Muçi: Ju tregoj golin më të bukur në derbi, 500 mijë euro nuk më trembin, e di të ardhmen ku do luaj

Ernest Muçi, djaloshi 19-vjeçar është një aste për Tiranën, por edhe për Superioren, që më vonë mund të shërbejë edhe për Kombëtaren kuqezi, pasi e ardhmja është e garantuar nëse vijohet me këto ritme. Në një prononcim për “Zona Gol” të “Supersport”, sulmuesi 19-vjeçar bardheblu, i cili barazoi në minutat ndaj Partizanit dje në derbi, u shpreh se asisti në golin e fitores në derbin e 13 dhjetorit 1-2 e gëzon më tepër. “Edhe kur jam titullar, dua të luaj më shumë. E vendos trajneri, e di ai sa duhet të luajë. Mundohem të bëjë më të mirën kur jam në fushë. Isha shumë i lumtur. Po shikoja minutat, ishte minuta e 92-ë, po mendoja të merrnim topin dhe të realizonim golin tjetër”.

Golat në derbi

“Më ka pëlqyer goli i 5-1 në goditje dënimi. Por më shumë më ka gëzuar asisti për Kobinanë, sepse ishte ai dha fitoren në fund në derbi. Kam që 16 vjeç në këtë ekip, jam mësuar me këta djem. Jam mësuar me përkëdheljet.”

Vlera 500 mijë euro

“Shifrat nuk më tremb, më gëzon që është shifër e lartë. Jam gati për një kampionat më të fortë. Meqënëse kam moshë të vogël, besoj do të më ndihmojë shumë të jem në një kampionat më të fortë. Është eksperiencë më e mirë. Idenë e ekipeve e kam, por do edhe dy javë të hapet merkatoja”, – u shpreh sulmuesi me perspektivë i Tiranës, 19-vjeçari Ernest Muçi.

E.S./Vipsport.al/