sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Muça: Nuk e lëshon Tirana titullin, ështe e detyruar për 100 vjetorin

Shkëlqim Muça është i mendimit se Tirana nuk do të gabojë aq shumë sa për të hedhur  në erë punën që ka bërë për të fituar titullin kampion deri tani. Në “Rubrika Sportive” ai theksoi se bardheblutë janë të detyruar ta bëjnë të tyrin trofeun.

“Nuk e lëshon Tirana kampionatin, jo. Është 100 vjetori, është e detyruar. Do e marrë sesbën, do e fitojë, është e sigurt”, tha Muça duke komentuar shanset që të kishte ndonjë surprizë në javët e fundit nga Kukësi.

Ndërkohë, ai komentoi edhe largimin e Adolfo Sormanit nga Partizani dhe mungesën e tij në derbi. “Është larguar vetë me dëshirë i bie, nga rezulatat e dobëta dhe që pritet që Partizani nuk është ne Europë, Plus e fundit duke braktisur skuadrën që është jo normale. E braktisi në moment që ishte vendimtar për Partizanin, ky barazim e nxori nga Europa, e ka braktisur në momentin më vendimtarr. Nuk ta pranojnë jo vetëm drejtuesit, por edhe tifozët nuk ta pranojnë”, tha Muça. /vipsport.al/