sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Moment i vështirë për ambientin durrsak, mesfushori humbet babain

Futbollisti i Teutës, Emiljano Vila është duke kaluar një moment shumë të vështirë teksa në mbrëmjen e djeshme për fat të keq, mesfushori ka humbur babain. Njoftimin e ka bërë klubi i Teutës nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale, teksa i shpreh ngushëllimet dhe i gjendet pranë Vilës.

Mesazhet e fansave në drejtim të ish-futbollistit të kombëtares kanë qenë të shumta, duke qenë se Vila është shndërruar në një pikat kyçe të ekipit dhe ka dhënë shumë në fushë për “Djemtë e Detit”.

Sakaq, Teuta luan nesër në mbrëmje ku pret Skënderbeun, megjithatë për momentin sfida ka kaluar në plan të dytë. /VipSport.al/