sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Milani humbet një futbollist për ndeshjen ndaj Lacios, anësori nuk i shpëton dëmtimit

Milani këtë fundjavë do të sfidojë Lacion. Një takim padyshim i vështirë për kuqezinjtë duke parë formën e kundërshtarëve në këtë sezon, por edhe faktin se kuqezinjtë vinë pas një rezultati zhgënjyes ndaj SPAL.

Ndërkohë, para kësaj sfide, trajneri Stefano Pioli ka marrë edhe një lajm negative duke qenë se Kastijeho duhet të mungojë për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral. Një problem që për të paktën një javë do ta mbajë jashtë fushave të lojës.

Kështu, anësori humbet ndeshjen  e rëndësishme, megjithatë kuqezinjtë mund të ngushëllohen me rikthimin e Zllatan Ibrahimoviç, i cili zhvilloi disa minuta në takimin e kaluar. /VipSport.al/