sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Metalla: Kola është idhulli im, bëj shumë kilometra për tu stërvitur me Teutën

Mikaela Metalla është një nga vajzat më të talentuara të vendit tonë dhe është pjesë e rëndësishme e kombëtares U19, të drejtuar nga trajneri Agustin Kola. Adoleshentja, e cila këtë vit mbylli ciklin e mesëm të studimeve ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Federatës, ku ka treguar rreth përditshmërisë së saj dhe dëshirave për të ardhmen. Mesfushorja këtë sezon aktivizohet me ekipin e Teutës së Durrësit dhe tregon se i duhet të bëjë çdo ditë disa kilometra për tu stërvitur me ekipin dhe arritur formën e saj optimale.

FILLIMET- “Që kur kam qenë e vogël në fakt unë kam qenë shumë aktive në fushën e sportit dhe kryesisht në atë të futbollit. Në garat e shkollës nuk mungoja kurrë dhe ku kishte ndonjë ndeshje unë isha e para që kisha dëshirë dhe arrija të merrja pjesë”.

NDIHMA- “Babai im në fakt më ka mbështetur që kur unë kam qenë e vogël. Ai e shihte se sa unë mundohesha dhe e pëlqeja futbollin dhe nuk kërkoi asnjëherë nga unë që të tërhiqesha, por përkundrazi besoi tek aftësitë e mia. Falë tij, edhe pse jam ende e vogël, unë jam kjo që jam sot”.

STËRVITJA- “Duke qenë se unë jam ende në gjmnaz, përveç mësimeve që kam, stërvitem edhe me ekipin pasditeve, rreth dy orë. Duke e ditur që kaq orë nuk më mjaftojnë për të arritur aty ku unë dua të arrij, stërvitem edhe kur gjej kohën e lirë (por gjithmonë pasi kam bërë detyrat)”.

SAKRIFICAT- “Unë aktivizohem me klubin e Teutës dhe duke qenë se nuk banoj në qytetin bregdetar, detyrohem që të udhëtoj çdo ditë për në Durrës, për të mos humbur stërvitjet. Kjo nuk është e thjeshtë për mua, pasi siç ju thashë edhe më sipër, unë ende jam në shkollë dhe thuajse të gjithë pjesën e pasdites ia dedikoj futbollit”.

E ARDHMJA- Unë mendoj se çdo njeri që merret me futbollin ka vetëm një synim, që të bëhet i famshëm. Unë zgjohem çdo ditë me shpresën se do ia dal të korr sukses në këtë fushë dhe të bëhem e famshme në futbollin e femrave. Ndoshta ëndrra ime do të realizohet pasi shoh se futbollit të femrave po i jepet shumë rëndësi kohët e fundit”.

MESAZH PËR MOSHATARËT- “Unë në fakt kam një mesazh për të gjithë ata që duan të bëhen futbollistë dhe sidomos për femrat, pasi e di që këtu në Shqipëri është pak e vështirë të flitet për vajza që luajnë futboll. Unë do t’u sugjeroja të mos tërhiqeshin kurrë dhe të vazhdojnë të luajnë pavarësisht faktit se a kanë njerëz që i mbështesin apo jo. Mjafton të besoni te vetja dhe do ia dilni”.

IDHULLI- “Trajneri im në ekipin kombëtar, profesor Agustin Kola. Kam mësuar shumë nga ai dhe shpresoj të vazhdoj të mësoj për shumë gjatë”. /vipsport.al/