sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mësohen çifet “Play-Off”, Partizani B e Maliqi një hap larg historisë!

Pasi Partizani B ka kaluar Gramshin dhe skuadra e Maliqit Albpetrolin, në mesjavën që vjen do të luajnë sfidat vendimtare, por këtë herë do të kenë përballë skuadrat e Kategorisë së Parë. Kështu, Partizani B do të luajë me Devollin, skuadrën e Grupit B në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra e Maliqit do të luajë me Veleçikun e Grupit A të Kategorisë së Parë.

Partizani B me Devollin mund të luajnë në Elbasan, ndërsa sfida mes Maliqit dhe Veleçikut, mund të luhet në kryeqytet ose Durrës. Me shumë gjasa takimet do të luhen të mërkurën e ardhshme.

Si Partizani B dhe Maliqi janë vetëm 90 minuta larg historisë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë çka do të ishte me të vërtetë historike…

E.S./Vipsport.al/