sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

LAJMI I FUNDIT / Mësohen 5 emrat e lojtarëve të infektuar te Partizani, derbi gjymtohet nga COVID-19

Ky do të jetë padyshsim derbi më i rrallë i kryeqyteti që do të luhet mes Partizanit dhe Tiranës, gjithmonë nëse ndeshja do të vijojë sipas planit. Nuk do të ketë peshën e titullit kampion si ai i vitit të kaluar në fazën e katërt, por do të hyjë në histori për mënryën se si vjen në këtë sfidë skuadra e kuqe. Ajo është përfshirë nga vala e infektimeve me COVID-19 dhe në ndeshjen që luhet në “Air Albania” praktikisht do të ketë gjysmë skuadre në karantinë në pamëundësi për të dhënë kontributin në fushë.

Dy lojtarët e parë që rezultuan të infektuar ishin Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët u izoluan që pas ndeshjes ndaj Laçit pasi kishin shafqur simptoma të lehta. Gjatë ditës së mërkurë dhe të enjten, klubi u bëri testet të gjithë futbollistëve të tjerë dhe pjesëtarëve të stafìt, nga rezultoi se në radhët e futbollistëve kishte edhe tre të tjerë të infektuar të cilët nuk shfaqnin simptoma.

VIP Sport ka mësuar se pozitiv në përgjigjet e testeve që u kanë mbërritur në darkë të kuqve kanë rezultuar mesfushorët Esat Mala dhe Kristi Kote si dhe sulmuesi Eraldo Çinari. Kështu, shkon në 5 numri i futbollistëve të infektuar në radhët e të kuqve para derbit dhe tashmë ka dyshime reale që ndeshja me Tiranën të zhvillohet sipas planit të parashikuar, edhe pse protokolli parashikon që skuadrat të vazhdojnë të luajnë pavarësisht numrit të futbollistëve të infektuar. /E.Kuka/vipsport.al/