sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mesi vazhdon me rekordet, i dyti në histori me të tilla shifra

Vetëm kur të vijë momenti i dhimbshëm i mbylljes së karrierës ky njeri nuk do të regjistrojë më rekorde. Leo Mesi sa herë zbret në fushë bën diçka për rekord. Pasditen e djeshme Barcelona arriti të marrë një triumf minimal 0-1 ndaj Vajadolid. Katalanasit vuajtën për të fituar ndeshjen, por në fund tre pikët u shtuan në llogarinë e tyre falë golit të Vidal. Kileni shënoi në minutën e 15 pas asistit të Leo Mesit dhe pikërisht këtu u regjistrua edhe rekordi i radhës për “Pleshtin” argjentinas.

Me asistin e djeshëm, Mesi është lojtari i dytë në historinë e futbollit, që kalon numrin 20 për asiste dhe gola (22 gola, 20 asiste). Të njëjtën gjë më parë e kishte bërë vetëm Thieri Henri në sezonin 2002-03 kur luante për londinezët e Arsenal (24 gola, 20 asiste). Gjithashtu Leo ka barazuar rekordin e Çavit si lojtari me më shumë asiste (20) ne një sezon në historinë e La Liga-s.

Kështu, Leo është i pari lojtar në historinë e futbollit spanjoll, që arrin të tilla shifra. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon të mrekullojë edhe pse Barcelona këtë sezon nuk po gëzon një formë të mirë dhe mund të përfundojë pa asnjë trofe të fituar, pas shumë turbullirave brenda dhe jashtë fushës. /vipsport.al/