sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Merkato nuk ndalet kurrë, menaxheri shqiptar autor i dy lëvizjeve të bujshme

Futbolli dhe shumë aktivitete u ndalën për shkak të koronavirusit. Mirëpo, merkato nuk ndalet kurrë dhe së fundmi kanë nisur të dalin në skenë edhe lëvizjet të cilat janë planifikuar gjatë kohës së pandemisë.

Një nga menaxherët më të suksesshëm që pavarësisht nuk shkakton bujën e emrave si Mino Raiola apo Horge Mendez, sërish në rolin e tij ka treguar se është shumë i aftë. Fjala është për Fali Ramadanin, shqiptarin nga Tetova.

Në sezonin e kaluar ishte në rolin kryesor teksa transferoi Luka Joviç nga Eintraht Frankfurt te Real Madrid, ndërsa këtë herë është autor i dy levizjeve më të mëdha deri më tani. Bëhet fjalë për Miralem Pjaniç te Barcelona dhe Leroi Sane te Bajern Mynih. Këto levizje mbajnë firmën e Ramdanit, ndërsa ai vazhdon të rrisë prestigjin e tij në fushën e agjentëve. /VipSport.al/