sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Menaxheri paralajmëron rikthimin në Shqipëri, sulmuesi gati për një aventurë të re

Edgar Çani ka mbyllur bashkëpunimin me klubin e Vibonezes dhe tashmë duket gati për të startuar një aventurë të re. E ardhmja e sulmuesit mund të jetë në Shqipëri, teksa më parë ai është aktivizuar në rradhët e Partizanit, ndërsa nuk ka lënë shumë gjurmë me të kuqtë.

Ai që ka paralajmëruar një rikthim të Çanit në Superiore është agjenti i mirënjohur, Mario Cenolli. Ky i fundit me anë të një postimi në Instagram, shkruan se është përsëri me bomberin në Tiranë dhe se së shpejti do ketë surpriza.

Tashmë, mbetet për t’u parë se cili do jetë distacioni i radhës për Edgar Çanin, i cili me eksperiencën e tij mund t’iu bëjë shumë punë skuadrave të Superiores në repartin ofensiv. /VipSport.al/