sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Menaxheri kthen dilemat për Hysajn: Situatë e komplikuar, do mundohemi të gjejmë një zgjidhje

Elseid Hysaj nuk e di ende nëse do të luajë te Napoli apo jo në sezonin e ardhshëm. Në fillim u mendua se ai do të largohej nga napolitanët, duke paraqitur edhe kërkesën që ta nxirrnin në shitje, por në javët e fundit, është kthyer në skenë edhe hipoteza e rinovimit. Trajneri Gatuzo e sheh si një element të rëndësishëm dhe i ka kërkuar klubit që të mbajë mbrojtësin i cili hyn në vitin e fundit të kontratës.

Por përsëri menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, është ai që bën lëmsh gjërat me deklaratën e fundit, duke bërë të qartë se e ardhmja e lojtarit është e paqartë .

“Situata është e komplikuar, nuk do të jetë e thjeshtë të gjesh zgjidhjen. Nëse ai do të ketë dëshirë të qëndrojë, do të bëjmë çfarë është e mundur që të gjejmë një zgjiodhje”, tha menaxheri për mediat italiane. Kështu, ai la të kuptohet se Hysaj nuk është plotësisht i bindur se duhet të qëndrojë te Napoli, ku mbetet një alternativë për lojën në krahë dhe jo një titullar fiks, siç do të dëshironte të ishte kapiteni i përfaqësueses shqiptare. /vipsport.al/