sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mehmetllari: Ndaj Vllaznisë të mos dalim pa pikë, ja synimet e mia me Luftëtarin

Arbër Mehmetllari, sulmuesi shtatlartë i Luftëtarit po lë gjurmë në Superiore, ndonëse skuadra e tij ndodhet në fundit e renditjes. Mehmetllari që ka një të kaluar në Kroaci, duket se ka zgjedhur Luftëtarin, për të marrë më shumë minuta dhe duket se ja ka dal në aspektin personal me fanelën bluzi. Në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, sulmuesi që është bërë pjesë e Shpresave së fundmi ka pohuar: “Ndihem shuë mirë nuk është hera e parë që jam pjesë e kombëtareve të moshave dhe shpresoj t’ua shpërblej atyre që më kanë zgjedhur.”

Vllaznia

Mehmetllari flet edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, atë me Vllazninë që e luajnë në Gjirokastër. Sipas tij, ai dhe skuadra do të bëjnë më të mirën për të marrë një pikë morali të paktën. “Do japim maksimumin të marrim një pikë dhe të dalim me kokën lart”.

E ardhmja

Në fund, Mehmetllari tregon edhe synimet që ai ka në aspektin personal: “Synimi im për të ardhmen është të rritem sa më shumë si futbollist dhe të luaj në klube të mëdha jashtë Shqipërisë.”

E.S./Vipsport.al/