sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Me të kuq me “Rolls Royce” dhe mbi limitin e lejuar të alkoolit, Interi ka gati gjobën për Brozoviç

“Epic” Brozo bën përsëri një nga bëmat e tij por këtë radhë me pasoja. Mesfushori kroat i Interit, duket se ka kaluar natën jashtë pa dijeninë e klubit që kërkon që futbollistët të ndjekin një regjim të rreptë si pasojë e pandemisë që ka pushtuar gjithë botën dhe protokollit që i lejon të luajnë. Gjithçka është mësuar nga fakti se Brozoviç është ndaluar nga policia e cila i ka hequr edhe patentëtn.

Në natën mes të premtes dhe të shtunës, një patrullë e policisë ka ndaluar një makinë “Rolls Royce Cullinan” pasi kishe kaluar semaforin me të kuqe në zonëm e lokaleve të jetës së natës në Milano. Marcelo Brozoviç ishte personi në timon dhe siç është e zakonshme, iu kërkua që të bënte testin e alkoolit. Futbollisti ishte pak mbi limitin e lejuar, por gjithsesi konsiderohej shkelje ndaj iu hoq patenta.

Sky Sport bën të ditur se klubi është gati t’I vendosë gjobë lojtarit, pasi u kishte kërkuar të gjiyhëve që të qëndronin sa më larg ngjarjeve të tilla në këtë periduhë. Pritet që të jetë një gjobë e lartë që të shërbejë për shembull edhe për të tjerët. /vipsport.al/