sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Me ndryshime në formacion, Cungu llogarit 3 pikët për Luftëtarin

Laçi është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Luftëtarin në kampionat. Kurbinasit vijnë në këtë sfidë pas një fitore që realizuan me vështirësi në fushën e tyre ndaj Flamurtarit.

Ndaj edhe Cungu ka dhënë porositë e veta gjatë javës, që skuadra të bëj kujdes ndaj bluzinjve, të cilët luajnë më lirshëm duke qenë se nuk kanë motiv, pasi edhe matematikisht kanë rënë nga elita.

Trajneri Cungu nuk do të ketë të riun Selmani për lojë në këtë sfidë, ndërsa në vend të tij pritet që të vendoset Engletin Gjoni, ndërsa edhe Teko zor se do ta nisë si titullarë, pasi Cungu do t’i besojë formacionit të sfidës së javës së shkuar me vlonjatët…

E.S./Vipsport.al/