sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mbyllet kursi “UEFA A”, nga Kukeli e Andi Lila te Saimir Patushi e shumë trajner morën licencën

Ka përfunduar edhe kursi për licencën e UEFA A për trajner të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në këtë kurs morën pjesë trajner të moshave, por edhe nga ata që kanë drejtuar skuadra të Kategorisë së Dytë e të Parë, apo stafe në Superiore.

Por, në këtë kurs kanë marrë pjesë edhe Andi Lila, mbrojtësi kuqezi që në verën e shkuar firmosi për Tiranën, apo dhe Burim Kukeli, ish-mesfushori kuqezi, apo dhe ish-lojtarë si Saimir Patushi e Arjan Pisha, e ish-portieri i Tiranës, Gerti Sharra.

Agim Meta ish zv.trajner te Bylisi në Supeiore, Oltion Kërnaja, ish-trajner te Tërbuni, apo dhe Anxhelo Suta, trajneri aktual te Luzi 2008.

Në këto kurse marin pjesë edhe lektorë të huaj që vijnë në ndihmë të atyre shqiptarë.

E.Saliu/Vipsport.al/