sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Matri: Para një viti e donte Sasuolo, Kumbulla është një nga më të mirët në Serie A

Marash Kumbulla i ka mrekulluar të gjithë me aftësitë dhe pjekurinë e shfaqur në fushën e lojës dhe ka arritur të fitojë kritika nga një sërë personazhesh të rëndësishëm në arenën e futbollit italian dhe europian. Mbrojtësi i kombëtares sonë është shndërruar në një sensacion dhe ka arritur të krijojë një opinion shumë të mirë edhe në mendjen e Alesandro Matrit.

Sulmuesi ishte një nga ata, që Juventusi i detyrohet për ditët e vështira, ku me golat e tij “Zonja” arriti të gjejë rrugën për të kapur nivelet e sotme. Bomberi, i cili për momentin është pa ekip, ka thurur lavde për Kumbullën dhe ka zbuluar se Sasuolo e donte atë në ekip një vit më parë dhe nga opinioni i drejtorit, Francesko Palmieri, Matri e ka Kumbullën në ekipin e tij në lojën “Fantacalcio”.

“Kumbulla po dëshmon se është një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A. Unë e mora atë në Fantacalcio vitin e shkuar. Si e bëra këtë? Më kujtohet se një vit më parë Palmieri e donte atë te Sasuolo. Ai më tha se ishte shumë i fortë dhe mu kujtuan fjalët e tij. Prandaj edhe e zgjodha atë”, u shpreh ish-sulmuesi. /vipsport.al/