sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Martini: Unë doja që Kupa të ishte me një takim, ky barazim s’na jep asgjë

Kukësi dhe Teuta u ndanë në barazim pa gola në “Elbasan Arena” në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes për “Super Sport” foli trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

“Para se të zhvillohej Kupa kam qenë në mendje që të bëhet me një takim, do të doja të idhte me një takim, ishin disa klube që nuk ishin dakord dhe kështu përfundoi. Do të doja të mbaronte sot, ndeshjet janë afër dhe me ndeshje në mes është stërmundim. Unë e kam parë Kukësin duke luajtur dhe duke parë ekipin tim ne kemi disa ndeshje që para pandemisë, që kërkonim të luanim me presing dhe e kemi bërë mirë.

Tani është e vëhtirë ta bëjmë se duhet shumë përgatitje, por e bëjmë pjesërisht. Ia kemi dalë deri diku, por edhe kemi rrezikuar se na dilte Kukësi në kudnërsulm dhe na rrezikonte. Maksimalisht ndiej keqardhje se ndeshjet e Kupës kanë të veçantë që goli në fushë kundërshtare lehtëson ndeshjen e tyre. Është edhe çështje fati që duhej të shënonim.

Po të më pyesje para ndeshjes nëse doja barazim, do të thosha jo, por me gola se kështu nuk përfituam gjë. Prekja me dorë në zonë? Anësori e kishte shumë afër. Kryeosri i është afruar penalltisë, por bashkë me anësorin u vendos mos ta jepte, brenda apo jashtë zonës diskutohet, por them që bëmë një ndeshje të mirë e duhej ta fitonim, por futbolli kështu e ka. Ne kemi hyrë në këtë valle dhe duam ta çojë deri në fund.

Finalja është pasi mbaron kampioanti, unë dhe ekipi duam t’i shkojmë deri në fund kupës dhe kampionatit. Do të mendojmë për ndeshjen e së hënës me Skënderbeun në kampionat dhe shpresojmë të kemi dhe fatin me vete se së fundmi është vendimtar. Ketu janë të favorizuar ekipet me stol te fortë. Lojtarët e mi e kanë kuptuar që për të shkuar në finish duhet ta marrësh me thonj gjithçka, më pëlqen shpirti e sakrifica që japin në stërvitje dhe ndeshje, kjo më jep besim”, u shpreh Martini. /vipsport.al/